Këto janë frutat që përmbajnë më shumë antioksidantë

Antioksidantët janë shumë të rëndësishëm për organizmin, për këtë arsye shumica prej jush janë të interesuar të njihen me frutat dhe perimet që kanë sasitë më të mëdha të antioksidantëve.

Boronicat e egra janë më kryesoret për sa i përket përmbajtjes së antioksidantëve. Një filxhan me boronica të egra përmban 13,427 antioksidantë, vitaminat A dhe C, flavonoidë (një lloj antioksidanti) kuercetinë dhe anthocianidinë. Ky fakt do të thotë se në një filxhan të vetëm gjeni një sasi antioksidantësh 10 herë më të lartë se rekomandimet shkencore për sasinë e duhur të antioksidantëve.

Krahas kësaj, boronicat do ju mbrojnë nga kolesteroli dhe sëmundjet e shkaktuara prej moshës, madje me konsumimin e tyre do fitoni edhe një zemër e tru të shëndetshëm.

Edhe luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, madje zotërojnë një përqendrim shumë të lartë të tyre. Antioksidantët që gjenden te luleshtrydhet luftojnë kolesterolin e lartë, që shkakton sëmundje zemre. Ato do ju mbrojnë edhe nga sëmundjet kardiovaskulare pikërisht sepse përmbajnë antioksidantin anthocianinë.

Por nivelin më të lartë të antioksidantëve e kanë kumbullat e zeza. Ato janë më të pasura me vitaminë C dhe fenol, një antioksidant që parandalon inflamacionin në gjymtyrë dhe ka aftësinë të shmangë dëmet në ADN dhe përkeqësimin e qelizave.

Edhe rrushi nuk mbetet prapa, sidomos ai që ka ngjyrë të kuqe. Lëkura e rrushit të kuq është veçanërisht e pasur me një antioksidant të quajtur resveratrol, që lufton radikalet e lira dhe parandalon shumimin e tyre.

Tani vjen qershia mbi tortë! Dhe është me të vërtetë qershia…

Ajo është një frut, përveçse i shijshëm, edhe i shëndetshëm, pasi falë antioksidantëve arrin të eliminojë qelizat e stresit oksidues dhe në këtë mënyrë mundëson ngadalësimin e plakjes…/konica.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *