Iliaz Bej Vrioni u lind në Berat më 1882 dhe vdiq në Paris, Francë më 17 mars 1932. Ai ishte djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar, nën-kryetarit të Lidhjes së Prizrenit dhe babai i përkthyesit të shquar Jusuf Vrioni.
Iliaz Bej Vrioni, ishte një nga patriotët dhe politikanët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë në fillim të shekullit XX.
Ai, ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar së bashku me Sami Bej Vrionin. Shërbeu tre here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris, Francë. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Iliaz Beu ishte gjithashtu kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës.
Ai njihet për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare, është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Légion d’Honneur.
Në vitin 1946, regjimi dikatorial do të zhvarroste eshtrat e ish Kryeministrit Iliaz Bej Vrioni për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.
Në librin e tij, gazetari Roland Qafoku tregon të fshehtat e kryeministrit të pestë të shtetit shqiptar, Iljaz Vrioni, i cili dyshohet se vdiq nga mbidoza e kokainës. Ja çfarë shkruhet në libër për Vrionin
“Historitë e tejkalimit të alkoolit me Iljaz Vrionin ishin kthyer në histori normale në Tiranën e atyre viteve. Pietro Kuaroni përshkruan këtë gjendje: “Ai pinte gotë pas gote, pothuaj me gërnje dhe pas pak fytyra e tij u bë baltë, goja iu var, qepallat plumb, ai ishte krejtësisht i dehur. E tillë ishte drama e Iljaz Beut: pija mbyllte brenda tek ai një lloj tërbimi. Dhe ai e duronte keq alkoolin, kalonte orë të tëra duke përsëritur të njëjtat gjëra me atë këmbënguljen ngacmuese të të dehurve: e pamundur të merrje leje për të dalë, biseda kthehej në një kalvar”.
\ lapsi.al.