Kur takohen dy zonja stili, sytë janë vetëm te veshjet. Edhe pse takimi i Rihanna-s me Zonjën e Parë të Francës, nuk ishte aspak për një çështje sipërfaqësore, veshjet u komentuan.
Muajin e kaluar, Rihanna u dërgoi disa drejtuesëve shtetesh, përfshirë Presidentin e ri francez, Emmanuel Macron, lutje për t’u angazhuar në financimin e arsimit. Si rezultat, këngëtarja ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Pallatin Elysee në Paris për t’i takuar të dy, Presidentin e Franës dhe bashkëshorten, Brigitte Macron.
Në mbërritje, Rihanna u prit jashtë pallatit nga Zonja e Parë e Franës për të realizuar një foto, ku të gjithë mund të shihnin dhe të komentonin zgjedhjet e tyre të stilit. Ato kishin veshur xhaketa, por këngëtarja kishte një kostum gri, një xhaketë të madhe të zezë dhe një çantë Dior, ndërsa bashkëshortja e Presidentit të Francës, ishte veshur më casual, me një xhaketë me kopsa, xhinse dhe këpucë me taka të plota.
Deri tani, vetëm kaq është parë nga ky takim. Më pas Rihanna ka marrë pjesë në premierën e filmit Valerian në kryeqytetin francez, ku këngëtarja interpreton një rol.
\revistaclass