Suedi, zbulohet kartëmonedha e Ibrahimovicit

Rehabilitimi i Zlatan Ibrahimovic, pas dëmtimit të pësuar në gju që e ka mbajtur larg fushave për disa muaj, vazhdon me ritme të larta. Por, në kohën e lirë, “King Zlatan” vazhdon të befasojë të gjithë tifozët e tij.

Sulmuesi suedez ka publikuar në profilin zyrtar të Instagram-it një fotografi ku ka pozuar me një kartëmonedhë me vlerë 1000 korona, të ideuar nga artisti Bingo Rimer, ku është vizatuar imazhi i tij.

Ibra e ka shoqëruar këtë fotografi me një frazën që i drejtohet popullit suedez: “Ti ke Benjamin Franklin – themeluesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, imazhi i të cilit ndodhet te kartëmonedhat 100 dollarësh, dhe ju më keni mua”.

Një zgjedhje, sipas ekspertëve, e konsideruar si shumë interesante dhe logjike, duke parë se kartëmonedhat me vlerë 1000 korona janë shumë të rralla të gjenden në treg dhe, për rrjedhojë, mund të jenë përdorur si një metaforë, njofton telesport.

“Të rralla si Ibrahimovic”. Po ku do të jetë e ardhmja e Zlatan? Do të kthehet në Itali, apo do të shkojë në Amerikë? Në kartëmonedhë Zlatan Ibrahimovic është vizatuar me fanellën e Milan. Skuadra e tij e ardhshme?/ Insajderi/

 

You have Benjamin Franklin and you have me #bingorimer

A post shared by IAmZlatan (@iamzlatanibrahimovic) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *