Festivali i gjarpërinjve në Indi

Festivali i gjarpërinjve ka tërhequr me mijëra besimtarë hindu në shtetin verior indian të Uttar Pradesh-it.

Njerëzit vërshojnë nëpër tempuj për t’u lutur e për të ofruar dhuratat e tyre gjatë festës së kremtuar përvit në ditën e pestë të dy javorëshit që paraprin hënën e plotë të muajit hindu të “Shravanit” apo musonit.

Të devotshmit lënë lule, qumësht, ose gjethe të pemës vendase të bilvës, të konsideruara si simboli mashkullor i fuqive të ripërterira të lordit “Shiva”, hyj i transformimit. Në besimin hindu, “Shiva” paraqitet me një gjarpër të rrotulluar rreth fytit. Rritësit e këtyre zvarranikëve u ulën përpara tempujve, ndërsa besimtarët janë vënë në radhë për t’i ofruar qumësht e për të kërkuar bekimin e tyre.

Këta njerëz besojnë se një personi i përmbushën dëshirat nëse i ofron gjarprit qumësht.

“Sot është dita e hyjit të gjarpërinjve, një ditë që në e njohim si “Nag Panchami”. Kjo është arsyeja përse të devotshmit i dhurojnë gjarpërinjve qumësht e gjëra të tjera.

“Ata luten që e keqja të zhduket nga jetët e tyre dhe që bekimet e zotit të gjarpërinjve t’i shoqërojnë gjithmonë”, thotë Kundan Pandey, klerik hindu.

Budizmi gjithashtu e vesh gjarprin me cilësi të larta hyjnore. Besohet se një kobra shpëtoi jetën e Budës dhe një tjetër mbrojti figurën qendrore të rrymës fetare indiane të Jainismit, Jain Tirthankara.

Në linkun/videon më poshtë mund të shihet më mirë festimi i traditave të një festivali të tillë.

http://http://www.reuters.com/video/2017/07/28/hindus-celebrate-snake-festival-in-india?videoId=372204361

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *