Juventusi: Dybala nuk shitet për asnjë shifër!

Giuseppe Marotta ashtu si Gonzalo Higuain, është gati të dërgojë në portë asistin e Paulo Dybala-s. Asist me të majtën ai i ofruar nga Joya për Pipita-n të mërkurën mbrëma kundër Paris Saint Germain-it, asist dialektik ai i shërbyer nga administratori i deleguar bardhezi pas ndeshjes.

“Do të qëndroj te Juve? Pyesni shoqërinë: unë këtu jam shumë mirë, por nëse do të vinin disa oferta të caktuara do të vendoste klubi”, kjo është përmbledhja e mendimit të Joya-s.

Po shoqëria çfarë do të vendoste? Shoqëria ka vendosur tashmë, siguron Marotta, pavarësisht milionave që Barcelona do të mund të ofronte për të riparuar me blerjen e Dybala-s largimin e Neymar: “Paulo nuk shitet. Për asnjë shifër”.

Koncept veç të tjerash i shprehur që të martën në prezantimin e kalendarit të kampionatit të ri. “Për Dybala-n kemi refuzuar shumë oferta. Kur një lojtar është i kënaqur të qëndrojë te Juve le të rijë sa të dojë”./lajmifundit/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *