Paragraf nga “Portreti i Dorian Greit” – Oscar Wild

“Portreti i Dorian Greit” sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli.

Duke kombinuar elementet e një fabule të tmerrshme mesjetare, libri përqendrohet në një gjetje të mrekullueshme; ndërsa Dorian Grei zhytet në jetën e krimit dhe të epshit pa fund, trupi i tij mban rininë dhe gjallërinë, portreti i pikturuar nga miku i tij Basil Halluard, ditë pas dite grumbullon gjurmët e fshehura të së keqes, të cilat i duhet t’i mbajë fshehur nga bota.
Për mbi një shekull kjo fabul e tmerrshme e magjepsëse, e mbushur me ankth siguroi popullaritet të madh. Radhitet si vepra më e rëndësishme e Oscar Wild-it përmes krijimeve të tij dhe midis arritjeve klasike të këtij lloji.

Dorian Grei, ky fëmijë i dashurisë e i vdekjes, të cilin mund ta bëje ose titan ose një lodër, fillon me një lutje shkatërrimin e tij, lutjen që ai të ngelej i ri e portreti të ishte ai që të plakej.
I veshur me rrobën e rinisë, të lehtë e të papërgjegjshme ai e bën dashurinë e tij për Sibil Vane të cekët, e veten heroin mëkatar të tragjedisë së saj. Por e kupton se… bukuria kishte qenë për të veçse një maskë dhe rinia e tij një parodi.

Më poshtë ju sjellim një paragraf nga libri i lartpërmendur.

“Ajo ishte më shumë se një individ, sikur të gjitha heroinat e mëdha të botës ishin bashkuar në një. E dua dhe duhet ta bëj që edhe ajo të më dojë mua. Dua ta bëj Romeon xheloz. Dua që të gjithë dashnorët e vdekur të botës të dëgjojnë të qeshurën tonë dhe të trishtohen.”

/botimeshqip/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *