Pantallonat jeans ose thjesht xhinset janë një prej veshjeve që kanë sjellë një revolucion të vërtetë në industrinë e modës. U krijuan në vitin e largët 1853 me qëllimin e vetëm për të qenë veshje pune për kërkuesit amerikanë të arit, por shumë shpejt do të bëheshin një prej veshjeve më të dashura anekënd nëpër botë. Ajo që i diferencon nga veshjet e tjera është aspekti i tyre praktik, komod, por edhe stil në të njëjtën kohë.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 160 vjet nga krijimi i tyre, pantallonat jeans ndryshojnë, por edhe rikthehen vazhdimisht në modë.. Nëse deri vjet mund t’ia keni hedhur paq duke përdorur xhinset ‘’boyfriend jeans’’ dhe ” Mom jeans” tani ka ardhur momenti që një trend i ri të zërë vendin e tyre. Tutat elastike, sportive dhe pantollanat treçerekshe janë rykther përsëri.