Nëna, kujdes! Njihuni me pasojat e duhanit tek foshnjat.

Një studim i fundit, ka nxjerrë në dritë disa detaje të reja në lidhje me nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë. Këto nëna kanë më shumë mundësi që të lindin fëmijë skizofrenë në krahasim me nënat e tjera që nuk pinë duhan.

Sipas kërkimeve, rezultoi që gratë që janë të ekspozuara ndaj nikotinës, kanë 38% më shumë mundësi për të pasur një fëmijë të prekur nga sëmundje të rënda mendore.

Disa probleme të tjera që vijnë si pasojë e pirjes së duhanit janë pesha e ulët e fëmijës dhe komplikime gjatë lindjes, por jo vetëm.

Profesor Alan Brown, nga Universiteti Columbia, New York, thotë: “Në bazë të njohurive tona, ky është i pari studim që tregon lidhjen mes ekspozimit të fetusit ndaj nikotinës dhe skizofrenisë.”

Më pas ai shtoi: “Këto rezultate nënvizojnë vlerën e arsimimit të vazhdueshëm të shëndetit publik mbi pasojat potencialisht negative dhe kryesisht të parandalueshme, që pirja e duhanit mund të ketë mbi fëmijët me kalimin e kohës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *