Sipas psikoterapistit Jeanne Safer, ky gjest, me shumë mundësi, bëhet për të përcjellur diçka tek publiku. “Mund të jetë një sinjal pa koshiencë, për të shfaqur pjekuri nëpërmjet figurës së tij”, ka shpjeguar Safer për New York  Times. Nga ana tjetër, Melania nuk është parë kurrë pa unazën e saj të martesës. Ndërsa, Ivanka Trump, ashtu sikurse dhe meshkujt e tjerë të familjes, nuk e respekton traditën e vendosjes së kësaj bizhuterie, edhe pse shihet që unazën e mban (gjithsesi) në dorën e djathtë. Personazhe të shumtë nuk kanë preferuar t’i qendrojnë besnikë klasikes, duke zëvendësuar unazat me tatuazhe, siç është rasti i Beyonce dhe Jay Z, apo ka dhe nga ata si Princ William, që thjesht nuk dëshirojnë të mbajnë asnjë lloj aksesori në duar…Të paktën, për herë të parë Trump nuk qendron i vetëm.
\revistabordo