Arda Turan ka refuzuar të largohet nga Barcelona
Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Arda Turan është në prag të largimit nga Barcelona dhe rikthimit te klubi ku bëri emër, Galatasaray.
Por, ish anëtari i Atletico Madridit ka befasuar të gjithë. Ai ka refuzuar ofertat dhe ka vendosur të mbetet në Barcelonë.
Ish kampioni i Turqisë është i vendosur që të luftoj për një vend në formacionin e Ernesto Valverde, edhe pse ky i fundit nuk e ka në planet e veta.