Barcelona tashmë ka nisur të kërkoj pasardhësin e Neymarit
Ylli i Barcelonës, Neymar gjatë këtyre ditëve ka shumë gjasa që t’i bashkohet klubit francez, PSG, për 222 milionë euro.
Kurse, Barcelona tashmë ka nisur të kërkoj pasardhësin e sulmuesit brazilian, përcjell Express.
Sipas të përditshmes sportive katalane, Sport, Barcelona po mendon që t’i bëjë ofertë Atletico Madrditi për Antoine Griezmann-in.
Griezmannin, i cili kushton 100 milionë euro, pëlqehet shumë nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde
Por, përveç Griezmannint, në listën e dëshirave të Barcelonës janë edhe tyre yje nga Premierliga.
Fjala është për Philippe Coutinho (Liverpoo), Eden Hazard (Chelsea) ose Dele Alli (Tottenham). /Express/