Formë fantastike e Besar Halimit te Brondby. Ai ka arritur të realizoi golin e dytë në elitën e futbollit danez, në fitoren e skuadrës së tij 5:3 ndaj Lyngby. Fantazisti i Përfaqësues së Kosovës ka realizuar golin e e tij për rezultati 4:3 në minutën e 79, duke i hap rrugë fitores së Brondby. Aksionin e bukur të golit e nisi pikërisht ish anëtari i Mainz.
22 vjeçari luajti për 90 minuta këtë takim duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Brondby. Huazimi i tij në Danimarkë padyshim ka qenë një hap shumë i rëndësishëm për karrierën e Halimit, i cili në 3 ndeshje ka arritur të realizoj dy gola. Nëse forma e tij do të vazhdoj në këtë mënyrë, atëherë me shumë mundësi do të ftohet nga Albert Bunjaku në Përfaqësuese për ndeshjet e shtatorit me Kroacinë dhe Finlandën. /SuperSport/