Chelsea ia rrëmben super lojtarin Milanit

Chelsea ia rrëmben super lojtarin Milanit

Milani është duke e kërkuar tash e një kohë të gjatë, por super lojtari nga Bedesliga pritet t’i bashkëhet Chelseas.

Chelsea ka bërë një lëvizje të vonshme për mesfushorin e Bayern Munichut, Renato Sanches, por thuhet se është arritur edhe marrëveshja mes palëve.

Sipas mediumit A Bola, Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje për Sanchesin.

Skuadra e Antonio Contes thuhet se ka siguruar një marrëveshje huazimi me Bayernin për Sanchesin dhe do të njoftojë marrëveshjen së shpejti.

Marrëveshja është përfunduar pothuajse për portugezin, i cili thuhet se refuzoi Milanin në favor të Ligës Premier.

Mendohet se nënshkrimi i menjëhershëm i Manchester Unitedit për Nemanja Maticin ka përshpejtuar qasjen e Chelseat./lexo.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *