Thuhet se Edgar Allan Poe ka mësuar të numërojë dhe të bëjë veprime matematikore me datat dhe vitet e të vdekurve në varrezën pranë shkollës së tij. Ndërsa Charles Dickens kishte zakon që flinte me fytyrën e drejtuar nga veriu, kjo sipas tij prej rrymave tokësore dhe shkarkesave elektrike pozitive dhe negative. Thashethemet letrare janë të shumta dhe një përmbledhje e tyre është përshtatur në librin “Jetët sekrete të autorëve të mëdhenj”, e shkruar nga Robert Schnakenberg.
Në libër flitet për praktikat nudiste të Franz Kafkës, apo për idetë e çuditshme të Arthur Conan Doyle mbi një pushtim hipotetik zanash. Ja disa të dhëna interesante mbi disa autorë të njohur, që do të lënë me gojë hapur adhuruesit e letërsisë dhe jo vetëm.
Alberto Moravia
Gjatë pushimeve të kaluara në Capri, shkrimtari bënte gjithnjë shëtitje me një buf në krah. Ndërsa bashkëshortja e tij, Elsa Morante, ecte me macen të lidhur me litar.
Aleksandër Manzoni
Kishte shumë frikë nga fjalimet në publik, vuante nga agorafobia dhe ishte i terrorizuar nga ideja të ecte vetëm në rrugë. Por nuk duronte dot aq cicërimat e zogjve, madje ishte i fiksuar prej tyre.
Dante
Vdekja e papritur e Dantes e la “Komedinë Hyjnore” pa vargjet e fundit të “Parajsës”, ose të paktën kështu thanë fëmijët e tij, me një lëvizje të mençur marketingu, siç u vlerësua në botën moderne. Tetë muaj pas vdekjes, Dante iu shfaq fëmijëve të tij si fantazmë, për t’i drejtuar atje ku ndodheshin pjesët e munguara të poemës së tij. Të paktën, kështu tregojnë pasardhësit e poetit.
Xhakomo Leopardi
Shkrimtari i adhuronte ëmbëlsirat dhe akulloret e Vito Pintos, një pastiçer në Napoli, që me sa thuhet, me paratë e shpenzuara nga Leopardi, bleu një titull fisnik.
Uilliam Shekspir
“Bardoja” anglez kishte një marrëdhënie problematike me paratë. U jepte miqve para me interes, mashtronte zyrën e taksave, kërkonte çdo qindarkë që i takonte, madje shpesh i çonte borxhlinjtë e tij në gjykatë. Ndër të tjerat, ishte edhe një bashkëshort jobesnik. Lidhet e tij jashtëmartesore ishin të shumta, madje dhe me fëmijë jo të ligjshëm.
Franz Kafka
Për një shkrimtar që shkroi shumë për vendet e errëta të shpirtit, autori i “Metamorfozës” pëlqente ajrin e pastër. Madje iu bashkua edhe një grupi nudistësh, duke shëtitur në hotelin ku qëndronte pa asnjë veshje në trup.
Virxhinia Ulf
Në vitet e fundit të jetës, Ulf mori një zakon nga motra e saj piktore, nisi të shkruante në këmbë, për të qenë më e përqendruar. I adhuronte kafshët, aq sa kishte ngritur dhe një kopsht të vogël zoologjik në shtëpi.
Lord Bajroni
“E vërteta është shumë e çuditshme, madje më shumë dhe se trillimi”, – kjo ishte fraza e pëlqyer e shkrimtar anglez. Kishte shumë marrëdhënie dashurore, vetëm në Venecia brenda një viti numërohen rreth 200. Madje edhe i koleksiononte në një mënyrë të veçantë, ruante qime pubike të femrave me të cilat ishte shoqëruar.
Honore de Balzak
Shkrimtari francez, gjithnjë trokë, kishte një oreks të shfrenuar. Thuhet se hante pothuajse pa marrë frymë, pirunin dhe lugën s’e njihte, madje pështynte përtokë ushqimin që se pëlqente./botimeshqip/