Neymar përsëri në Barcelonë?

Neymar përsëri në Barcelonë?

Neymar ka përfunduar udhëtimin e tij në Kinë dhe Dubai dhe sonte do të kthehet në Barcelonë.

E ardhmja e sulmuesit brazilian, Neymar vazhdon të jetë e paqartë dhe ai ka mbetur në mes të Barcelonës dhe PSG-së.

Mediat spanjolle dhe ato franceze janë të sigurta se lojtari do të transferohet në PSG dhe gjatë ditës së sotme ka kryer testet mjekësore në Dubai.

Por, e përditshmja spanjolle, AS njofton se lojtari sonte do të kthehet në Barcelonë dhe nesër pritet të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Se ai do të kthehej në stërvitje të mërkurën e kishte konfirmuar edhe trajneri Ernesto Valverde.

“Neymar të mërkurën do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës”, kishte thënë Valverde pas fitores ndaj Real Madridit në Miami. /Express/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *