Për ata që i duan librat, gjëja më e mirë që mund të ndodhte është krijimi i tyre. Për sa kohë letërsia ekziston këta njerëz janë të lumtur. Por ka disa gjëra të vogla që u ndodhin çdo personi të dhënë pas leximit dhe që nuk janë aspak të pëlqyeshme.
1. I keni parasysh librat me seri? Kanë dalë sërish në modë dhe për momentin janë ndër më të shiturit në botë. E pra, nuk ka gjë më të mërzitshme sesa të presësh një apo dy vjet për vazhdimin dhe … të zhgënjehesh.
2. 1 orë apo 12, një autobus, avion, tren… dhe ke harruar të marrësh me vete një libër. Orët të duken javë.
3. Pyet të gjithë dashamirët e librit nëse preferojnë më shumë librin apo filmin bazuar në të dhe përgjigjja do të jetë gjithmonë: libri. Më keq akoma kur imazhi i krijuar në mendje për një personazh të caktuar libri shkatërrohet totalisht nga aktori që e luan atë në film.
4. Unë marr libra hua, gjithmonë e kam bërë një gjë të tillë. Dhe si rrjedhim edhe vetë jap libra hua. Kështu që e di fare mirë që nuk ka gjë më të keqe sesa t’i japësh libra dikujt që palos faqet e tij për t’u kujtuar për vazhdimin apo edhe më keq, bën nënvizime. Kurrë! Librat janë për t’u lexuar, jo për t’u bërë projekte arti.
5. Ke lexuar 500 faqe dhe… autori vendos të vrasë personazhin tënd të preferuar./botimeshqip/