Një video të rrallë që tregon për tërmetin shkatërrues që ndodhi në Shkup të vitit 1963.
Në video shihen pamjet duke u rrënuar objekte dhe pamje të objekteve të shkatërruara. Njerëzit shihen duke qenë në panik.
Tërmeti katastrofal ndodhi më 26 korrik 1963 në orën 05:17, ndërkaq goditje më të vogla pati deri në orën 05:43.
Tërmeti i Shkupit u ndje në hapësirë prej rreth 50 mijë kilometra katror.
Nga goditja u rrënuan 15.800 banesa, ndërkaq u dëmtuan 28 mijë banesa. Mbi 200 mijë njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.
Përndryshe, në periudhën e fundit, në rajonin e Ohrit kanë ndodhur me qindra tërmete./Telegrafi/