Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë njerëz të cilët janë supersticiozë dhe nuk lejojnë që jeta e tyre të çlirohet nga besëtytnitë, pavarësisht se vitet kalojnë dhe në të gjitha drejtimet shkenca u ka dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve të njerëzimit…
Por, a ka shkencë që i thyen këto mite të ngulitura ne mendësinë e njerëzve? Këtu kemi pak dyshime!
Nëse macja e zezë jua pret rrugën, ju më mirë të ktheheni në shtëpinë tuaj, sepse tersi do t’ju ndjekë këmba-këmbës.
Nuk është mirë të pastroheni (laheni) mbrëmjen e së martës! (Pse vallë?)
Mos i prisni kurrë thonjtë e këmbëve dhe të duarve përnjëherë!
Nëse keni kruarje në dorën e djathtë do të jepni para. Po e majta? Sa mirë për ju – do të merrni para atë ditë…
Besohet se kur dy persona e thonë të njëjtën fjalë për njëherë, do të gëzohen në një të ardhme shumë të afërt.
Ju zë lemza? Epo me siguri ju përmend dikush. (Shpresojmë për mirë!)
Nëse i kapni akrepat një mbi një, dikush po ju mendon.
Besohet se patkoi i kalit,vendosur në derën e hyrjes së shtëpisë, sjell fat dhe lumturi. (eh, sikur të ishte aq e thjeshte!)
Të mbash një hudhër në xhep, thonë se të mbron nga syri i keq. ( Po syri i keq, çfarë është se?!)
Një pasqyrë e thyer, ju sjell fatkeqësi… Madje, ju shtyhet fati për plot shtatë vjet, nëse shikoheni në të! Kujdes pasqyrat atëherë!