10 këshilla për sukses nga Oprah Winfrey!

10 këshilla për sukses nga Oprah Winfrey!

Suksesi i paimagjinuar i Oprah Winfrey, nga një e varfër gjer në billionere, e bëjnë atë një burim inspirimi për njerëzit rreth dhe kudo larg saj!

Qëllimi për përsosshmëri

Zgjedhja për të qenë i përsosur fillon me rradhitjen e mendimeve dhe fjalëve me qëllim për të kërkuar më shumë nga vetja”  

Oprah thotë, në vend që të jemi me të vërtetë të suksesshëm, ne çdoherë duhet të lejojmë veten për të dhënë më të mirën e mundshme.

Mëso nga dështimi

“Unë nuk besoj në dështim. Nuk mund të quhet dështim nëse ju jeni kënaqur gjatë tërë proçesit”  

Ashtu si thotë Oprah – dredhia është të kënaqesh gjatë udhëtimit deri sa të arrish synimet tua, pavarësisht nga rezultati. Suksesi dhe dështimi janë mësues të mirë, të dyja bashkë na bëjnë një person më të mirë.

Suksesi nuk është një qëllim

“Cfarë di shumë mirë është se nëse dëshironi sukses, nuk duhet suksesin ta bëni qëllimin tuaj. Celësi është që të mos brengosemi për të qenë të suksesshëm, por në vend të saj të punojmë në mënyrë domethënëse dhe suksesi do të na ndjekë.” – Oprah

Sekreti i madh

“Sekreti i madh në jetë është në fakt se nuk ka ndonjë sekret. Cfardoqoftë qëllimi, do ta arrini vetëm nëse jeni të gatshëm për punë.”

Ju duhet të jeni të pregatitur, jo të pëfitoni nga fati

“Ndjej se fati është parapregatitje për të takuar mundësi”

Definicioni më i mirë për fatin! Nuk është çdohe rë një rastësi apo fat ajo që ne dëshirojmë të besojmë. Ata që duken më me fat thjesht janë më të pregatitur se çdokush tjetër.

Bëjeni atë që doni

“Unë besoj se çdokush prej nesh ka thirrjen personale që është po aq unike sa gjurmët e gishtërinjve tanë – dhe kjo është mënyra më e mirë për të gjetur atë që doni dhe ta shërbeni si njoftim, duke punuar fort dhe gjithashtu, duke lejuar forcën e universit t’ju drejtojë.”

A do të kishit punuar punën tuaj falas

“Je në rrugën e suksesit nëse do ta bëje punën tënde, dhe të mos paguhesh për të.”

Pasioni krijon energji

“Pasioni është energji. Ndjej energjinë që vjen nga fokusimi deri te ajo që të eksiton.”

Duhet të punoni fortë

“Ajo që di unë është se, nëse bëni punën që doni dhe nqs ajo ju përmbush, e gjithë pjesa tjetër do vijë vetë.”

Asnjëherë mos e nënvlerësoni veten

“Kur ju nënvlerësoni atë që bëni, bota do t’ju nënvlerësojë juve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *