Gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve

Gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve

Zgjohemi me dhimbje koke, dhe marrim ndonjë ilaç për të qetësuar dhimbjen, por nuk e shikojmë fare vitin e prodhimit apo datën e skadimit.
Ky është vetëm njeri nga gabimet që shumë prej nesh i bëjmë kur përdorim ilaçet.

Më poshtë i keni të listuara disa nga gabimet më të shpeshta që mund të evitohen fare lehtë:

Përdorni ilaçe të cilave u ka skaduar afati

Këto mund të jenë shumë të rrezikshme. Mund të mos e kryejnë efektin e tyre, e disa prej tyre madje shkaktojnë edhe dëme.

Përjetoni efekte anësore që lehtësisht mund të largohen

Pothuajse të gjitha ilaçet shkaktojnë efekte anësore. Megjithatë të paktën 44% e këtyre efekteve anësore, si vjellje, kokëdhimbje etj, mund të eliminohet në qoftë se ndryshoni ilaçin tuaj me një të ngjashëm që ka efektin e njëjtë.

Harroni të merrni tabletat tuaja me kohë

Në qofte se nuk përdorni tërë sasinë e antibiotikëve të përshkruar, infeksioni shumë lehtë mund të kthehet.

I mbani ilaçet në dollapin tuaj në tualet

Lagështia dhe nxehtësia në tualet dëmton përbërësit e ilaçeve, kështu duke i bërë më pak efektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *