Nëse ekziston një dëshirë unanime dhe e vetme e të gjitha femrave në gjithë botën është pikërisht ajo e të mos qenit e lyer në muajt e verës. Dhe po, jua sigurojmë këtë, sepse më shumë sesa kilet e tepërta, bardhësia e lëkurës, bikini jo i duhur, ajo që na rëndon më së shumti gjatë kësaj kohe është vetëm dhe vetëm “llaçi” i fytyrës e gjithë të tjerat që vijnë pas.
Por si dreqin t’ia bëjmë që edhe gjatë kësaj stine të dukemi bukur e në formë?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë, duke përdorur syze dielli!
Syzet me forma, modele dhe ngjyra nga më të ndryshmet, të cilat jo vetëm mbulojnë mungesën e makeup-it por njëkohësisht i shtojnë vlerë dhe kredite gjithë pamjes sonë. Janë elementi më i domosdodhëm për të kompletuar look-un dhe një ndër aksesorët më të rëndësishëm kur vjen puna për t’u mbrojtur nga dielli.
Prej shumë arsyesh, syzet janë domosdoshmëri në këtë kohë, jo vetëm në ditët e qytetit ku duhet të kamuflosh mungesën e makeup-it, por mbi të gjitha edhe në ato të plazhit ku dielli i fortë kurrsesi nuk mund të durohet pa një palë të tilla.