‘Lust For Life’, albumi më i shitur në Britaninë e Madhe

‘Lust For Life’, albumi më i shitur në Britaninë e Madhe

Albumi ‘Lust For Life’, po kryeson listën zyrtare të BBC 1, më albumet më të shitur në Britaninë e Madhe, duke lënë pas albumin e sukseshëm ‘Divide’ të Ed Sheeran.

Ende nuk kanë kaluar dy javë, që kur këngëtarja e famshme amerikane, Lana Del Rey, lansoi albumin e saj më të ri, të pestin me radhë, ‘Lust For Life’, dhe tashmë ky album është më i suksesshmi në Britaninë e Madhe shkruan kultplus.

‘Lust For Life’ u lansua më 21 korrik dhe përmban 16 këngë si: ‘Love’, ‘In my Feelings’, ‘Get Free’

Pjesë e këtij albumi, momentalisht më i shituri në Britaninë e Madhe është edhe kënga me të njëjtin titull sikurse vet albumi ‘Lust For Life’ e cila është në bashkëpunim me këngëtarin e njohur kanadez.

The Weeknd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *