Magjia e prezantueses shqiptare prek edhe median e huaj

Magjia e prezantueses shqiptare prek edhe median e huaj

Në Shqipëri me siguri ajo tashmë njihet si një nga vajzat më tërheqëse të ekranit, por mesa duket sharmi i moderatores ka kaluar edhe kufijtë.

Media boshnjake klix ka shkruar një artikull për modelen shqiptare Eva Murati. Klix ka grumbulluar disa foto të vajzës me shumë talente, si në modë, televizion dhe aktrim duke bërë një biografi të shkurtër për vajzën magjepsëse të Shqipërisë.

Sigurisht moderatorja sportive e Vizion Plus, aktualisht e angazhuar dhe me projektin filmik Kangur, e ka ndarë e kënaqur këtë link. Gjithashtu edhe portali malazez cdm ka shkruar.

Eva po pushton Ballkanin!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *