Mënyra më e lehtë për të përcaktuar formën e fytyrës suaj

Mënyra më e lehtë për të përcaktuar formën e fytyrës suaj

Prerja më e mirë e flokëve që i përshtatet formës së fytyrës suaj. Modeli i syzeve që i përshtatet më së miri formës suaj të fytyrës. Ne kemi lexuar shumë histori rreth formës së fytyrës. Por, para se të ndryshoni stilin e prerjes së flokëve dhe përditësimin e veshjes si dhe syzeve, sigurohuni të dini se çfarë forme përmban fytyra juaj, duke përdorur këtë truk të lehtë dhe të shpejtë.

Çfarë ju nevojitet? Një pasqyrë dhe një laps për buzë që nuk ju duhet.

Çfarë të bëni: shikohuni në pasqyrë dhe thoni vetes se sa e mrekullueshme që jeni. Kjo pjesë e dytë nuk është e domosdoshme, por është një kujtesë e këndshme. Më pas, duke përdorur lapsin e buzëve, gjeni skajin e fytyrës suaj, duke vizatuar drejtëpërdrejt në pasqyrë gjithë linjen e jashtme të fytyrës suaj. Shihni formën e skicuar dhe vendosni a është më shumë si një rreth, katrore, ovale, zemër apo drejtëkëndësh. Cilado që ju të zgjidhni, kjo është forma e fytyrës suaj.
Pse funksionon kjo: mund të jetë paksa e vështirë të përcaktohet forma e reflektimit tuaj. Duke nxjerrë një skicë në sipërfaqe, ju jeni në gjendje të bëni një hap para dhe me të vërtetë të analizoni se cila formë është më e ngjashme me fytyrën tuaj.

E provuat? Super. Shkoni para, bëni një prerje flokësh, bleni një palë syze dielli të reja, formësoni vetullat dhe mbështetni faktin e njohjes së formës suaj të re të fytyrës dhe emocionohuni për këtë./femra.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *