Në studimin e ri të shoqatës së famshme austriake ERSTE Stiftung, përmendet edhe organizata nga Tetova, Multikultura.
ERSTE është një fondacion prestigjioz austriak i krijuar gjatë shekullit 19të. I cili kishte për qëllim tu mundësonte njerëzve të kapin fatin në duart e tyre duke bërë plane për të ardhmen. Ato sot promovojnë vlera të Evropës së bashkuar dhe botës pa kufijë.
Në kuadër të fondacionit ekziston edhe ERSTE Stiftung Studies, e cila meret me publikime dhe hulumtime. Në numrin e fundit të publikimit të tyre të titulluar : “Shoqëritë civile në evropën qëndrore dhe lindore: Sfidat dhe mundësitë”, në pjesën ku flitet për Shoqëritë civile inovative, përmendet organizata nga Tetova Multikultura. Sipas ERSTE Stiftunf, kjo organizatë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e aktivitetit të të rinjve, por dhe promovimin e tolerancës dhe zgjithjen e konflikteve në mënyra paqësore në kontekstet multikulturore dhe multietnike.
Sa i përket organizatës, Multikultura është një organizatë civile, joqeveritare e cila promovon aktivizmin rinor dhe pjesmarrjen e tyre në vendimmarrrje dhe zhvillimin e kulturës dhe raporteve ndëretnike, promovimin e tolerancës dhe bashkëpunimit, e cila është themeluar në gusht të vitit 2000.
Shoqata ka më tepër se 100 pjestarë aktiv, numri i të cilëve rritet diat-ditës. Rreth 30 vullnetarë marrin pjesë në organizimin, menaxhimin dhe zhvillimin e aktiviteteve. Për këto 17 vite ekzistencë, Multikultura i ka sjellur Tetovës dhe rajonit projekte të ndryshme të cilët kanë ndihmuar avancimin e figurës së gruas, të rinjëve, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, përfshirjen më të mirë të komunitetit rom, zbutjen e tensioneve midis etnive të ndryshme, promovimin e respektit, tolerancës dhe vlerave Evropiane.
Për të parë publikimin e plotë, klikoni këtu.