Mbëmjen e djeshme, këngëtari i miliona klikimeve, Noizy, ka qenë i ftuar në Tetovë, për të performuar para publikut dhe fansave tetovar.
Por, atmosfera linte të kuptohej që Noizy nuk ishte prezent në kafen “Books” ku edhe do të performonte.
Më vonë këtë munges të tijën e konfirmoi vet këngëtari Rigels Rajku duke bërë të ditur në Snpachat që mosprezenca vjen si rezultat i menaxhimit të dobët: “Kërkoj ndjese gjithe fansave ne Tetove, per arsyje te menaxhimit jo serioz “te Discos” nuk mundem te performojme sonte”, shkruan Noizy në Snapchatin e tij privat. /bonzo.info/