Si qëndrojnë universitetet shqiptare, në rangim?

Si qëndrojnë universitetet shqiptare, në rangim?

Në faqen e mirënjohur webometrics.info ku publikohen të dhënat nga rangimi i universiteteteve të botës, tashmë mund të shohim se si kanë evoluar universitetet shqiptare të  Ballkanit dhe në çfarë pozicionesh qëndrojnë që nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Universiteti i Prishtinës, kryeson në listë duke zënë kështu vendin 3938 me një progres të dukshëm me mbi 999 vende më lart se ç’ka qenë në vitin 2014. I njëjti pasohet nga Universiteti i Evropës Juglindore që pozicionohet në vendin e 4618, poashtu me kapërcime të mëdha prej 2452 vendesh për dallim nga viti 2014.

Ndërkaq, Universiteti  i Tetovës poashtu është ngritur dukshëm në pozicion për 4572 vende më lart, duke kaluar në vendin e 6762 të rangimit.

Për dallim, nga universitetet që janë avancuar, ka edhe të atillë që shënojnë rënie të dukshme nga vitet e kaluara, mes të cilëve edhe Universiteti i Tiranës, ndonëse me një rënie jo fort të theksuar prej 13 vendesh. Për më tepër hidhni një sy listës më poshtë!

 

vendin e Фотографија на Fisnik Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *