Por cilat janë veprimet që harxhojnë më tepër bateri? Kërkimet në Google? Mesazhet pa fund?
Faktikisht, ajo që harxhon më tepër baterinë tonë është mosinformimi dhe jo keqpërdorimi i telefonit. Fatmirësisht, kemi mundësi ta zgjasim jetëgjatësinë e baterisë përmes disa veprimeve të shkurtra.
– Uleni ndriçimin e ekranit deri në masën kur nuk ju bezdis dhe nuk bëhet shumë i errët.
– Opsionin e errësimit të ekranit vendoseni në rreth 15 sekonda, në vend të 1 minute që është automatikisht.
– Mbylleni Bluetooth-in. Ky veprim bën që bateria të zgjasë rreth një orë më tepër.
– Çaktivizoni “check-ins” automatike nëpër rrjetet sociale, pasi ato aktivizojnë GPS-in dhe konsumojnë bateri.
– Evitoni programet e quajtura “task killers”, të cilat mbyllin me forcë aplikacionet që përdorni. Ndonjëherë ato harxhojnë më tepër bateri se sa e ruajnë atë.
– Çaktivizoni njoftimet që ju vijnë nga rrjetet sociale. Fotot e fundit nga Instagram-i mund të presin edhe disa orë, pasi t’i kontrolloni të gjitha njëherësh.