Tërheqja i shton kilet ish-yllit të basketbollit

Tërheqja i shton kilet ish-yllit të basketbollit

Para 14 muajsh, Kobe Bryant u tërhoq përfundimisht nga basketbolli.

Gjatë kësaj kohe, ish-lojtari i Los Angeles Lakers është marrë me fushata publicitare dhe ka kaluar kohë me familjen e tij, gjë që nuk ka pasur mundësi ta bëjë gjatë karrierës së tij në NBA.

Duke mos u marrë më me sport, pasojat duket se i ka paguar fiziku i tij. TMZ ka publikuar një foto të “Mambës së zezë” paksa të shëndoshë.

Fotoja është bërë në Portofino të Italisë, aty ku Kobe Bryant po kalon pushimet. /TCH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *