Ekspertët tregojnë për tre problemet më të zakonshme që mund të ndodhin pasi të vishni këpucë me take të larta për një kohë të gjatë.
1. Ënjtja e eshtrave
Fjala është për rritje anormale të eshtrave, fillimisht në gishtin e madh. Kjo ënjtje e kyçit të gishtit të madh zgjerohet, pasi që shtypet nga gishtat e tjerë të këmbës.
Ato bëjnë presion mbi gishtin e madh dhe e shtyjnë përtej profilit normal të këmbës, duke rezultuar në dhimbje.
2. Goditja e gishtit
Goditja e gishtit është lëndim shumë i zakonshëm. Kjo lëndon tetivat e gishtit të fundit të këmbës, që mund të ndajë eshtrat e gishtave edhe në pjesë më të vogla, transmeton telegrafi.
3. Enjtja e thembrës
Enjtja e thembrës shkakton dhimbjen në strukturën e butë të këmbës, përkatësisht vendin e lidhjes së pjesës së “Akilit” me tetivat e këmbës, dhe kjo mund t’ju dërgojë gjer tek formimi i superstrukturës të eshtrave, si rezultat i presionit të qëndrueshëm dhe fërkimit të madh të këpucëve.
Nëse dhimbja nuk trajtohet dhe vjen deri te formimi i ënjtjes së kësaj pjese, atëherë kjo mund të hiqet vetëm me anë të ndërhyrjes kirurgjike./lajmi.net/