Xhemi Shehu me dy dhëndurë!

Xhemi Shehu me dy dhëndurë!

Trupa e aktorëve të show-t të humorit “Portokalli” po vazhdon turneun nëpër Shqipëri “Verë dhe Portokalle”. Aktorët, sidomos moderatorja e spektaklit Xhemi Shehu na përditësojnë vazhdimisht me datat e spektakleve dhe me foto nga momentet e udhëtimeve, si dhe ato më argëtueset prapa skene.

Xhemi ka postuar për ndjekësit një foto selfie më aktorin Bes Kallaku për të cilin shkruan se ai është një dhëndër i ardhshëm. Por, fotoja tjetër e saj na zbuloi diçka të re. Ajo na ka treguar se edhe aktori Irgen Çela do të martohet së shpejti, “Me një tjetër dhëndër të ardhshëm” shkruan moderatorja në përshkrimin e fotos së dytë.

Duket se kjo qënka një stinë dasmash edhe për aktorët e humorit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *