Arbana Osmani i rikthehet programit, Mamaqit i “dhemb dhëmbi”!

Arbana Osmani i rikthehet programit, Mamaqit i “dhemb dhëmbi”!

E dini atë fjalën popullore “Gjuha shkon, ku dhemb dhëmbi”? Me sa duket Ermal Mamaqi e ka gjuhën aty!

Mbrëmë moderatorja e famshme shqiptare, njëherit një nga më të dashurat për publikun, Arbana Osmani, ka publikuar në instagam një video teksa shihej duke xhiruar disa skena në një autostradë dhe kishte vënë mbishkrimin “Coming soon” (së shpejti), qe len të kuptohet se moderatorja do i rikthehet ekranin me showin e famshëm “Dua të të bëj të lumtur”.

Kjo gjë nuk i gëzoj të gjithë, më së paku e gëzoj moderatorin Ermal Mamaqi, i cili nuk rezistoi pa shkruar një koment nën vidon e Arbanës “hë tani… prapë të shtunën e ke? hë shtrigë” shkruan Mamaqi.

Arbana nuk ka kthyer asnjë përgjigje ndaj këtij komenti, por ama heshtja ndonjëher flet më shumë se fjalët… “Dua të të bëj të lumtur” ishte spektakli që vitin e kaluar në edicionin e parë, kishte një numër të jashtëzakonshëm shikuesish! Me plotë të drejtë zemërohet Ermali meqe Arbana nuk e ndan dot ekranin me askënd! /bonzo.info/

Coming soon😉

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *