Dafina Zeqiri performoi “live” në New York

Dafina Zeqiri performoi “live” në New York

Po jeton jashtë Kosovës që pothuajse një vit, në ndjekje të një karriere ndërkombëtare.

Dhe Dafina Zeqiri është në rrugë të drejtë për këtë ëndërr të madhe. Mbrëmjen e kaluar ajo ka dhënë një koncert në New York si e ftuar speciale.

Instagrami i saj është mbushur nga video të interpretimit të Dafinës në skenë, ndërsa këngëtarja dukej e thjeshtë në paraqitje, e veshur tërësisht në të zeza dhe me atlete.

Ajo ka performuar muzikë të gjallë, duke dëshmuar që ka goxha talent, përderisa para shfaqjes ka marrë bekimet e nënës së saj. /Prive/

Dafina Zeqiri me performancë në New York!

Posted by Prive – KlanKosova on Thursday, 3 August 2017

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *