Hiqet detyrimi i qytetarëve për të paraqitur tatimet personale vjetore!

Hiqet detyrimi i qytetarëve për të paraqitur tatimet personale vjetore!

Nga viti i ardshëm qytetarët nuk do e kenë obligim ligjor qe në mënyrë vetanake të dorëzojnë në sportelet e Zyrës së të Ardhurave Publike, formularin me të dhënat vjetore për paraqitjen e të ardhurave vjetore. Qeveria solli vendim për të ndryshuar metodën për llogaritjen e tatimit personal dhe dorëzimin e raportit.

Sipas rregullave të reja, ZAP do të jetë e detyruar për të mbledhur të gjitha të dhënat për të ardhurat e individit në formë elektronike dhe më pas t’i dorëzoj në shqyrtim të qytetarëve për korrigjime eventuale.

Çdo qytetar do të ketë fjalëkalimin përmes të cilit do të mund të hyjë në kërkesën e paraqitur nga ZAP dhe të verifikoj të dhënat personale. Nëse ju vini re se kërkesa nuk është futur apo disa të ardhura mungojnë do të keni mundësi që vet ti shtoni ato.

Verësohet se paraqitjen e tatimit personal vjetor në Maqedoni e realizojmë mbi 300 mijë banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *