Website-i i famshëm amerikan “Buzz Feed”, nё rubrikёn e tij “Community” ka publikuar një artikull rreth shqiptarёve. Nё tё do tё gjeni disa nga tiparet qё karakterizojnё shqiptarёt nё sytё e tё huajve. Elementët e radhitur me humor tregojnё disa tё vёrteta pёr pёrshtypjen qё shqiptarёt kanё lёnё tek tё huajt, veçanёrisht tek amerikanёt, shkruan RevistaClass.
Cilёn nga kёto karakteristika keni ju?
Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj
Lini bakshish edhe në supermarkete
Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar
Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik
Në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj
Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma
Sa herë që gjyshi sheh politikanë në televizor fillon t’i shajё
Përdorni raki për çdo gjë
Mamaja juaj e pastron shtëpinë shtatë herë në ditë
Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip
Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse i thoni se nuk keni ngrënë
Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi
Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike
Kur një djalë që ke qejf ju pyet “A je vajzë e mirë?” dhe ti bën çdo gjë për ta bindur
Vazhdoni tё hani bakllava edhe një muaj pas Vitit të Ri
Dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri
Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin
Sepse martoheni vetëm me shqiptarë
Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube
Prindërit e miqve gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë
Kur prindërit nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit
Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin
Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë
Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë
Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes
Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare
Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj
Mamaja ju detyron të vishni një kanatjere sa herë që dilni
Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj
Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave
Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja
Jeni futur në telashe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar
Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “o Shqipe”
Keni ose një Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj
Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë
Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt
Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat
Babai juaj ka therur derr apo qingj
Shkoni në festa shqiptare vetëm për t’u dukur
Nervozoheni shpejt