Sot në konferencë për shtypin u prezentua verzioni i përmirësuar i “Plani për reforma urgjente demokratike” i cili fillimisht u krijua ne vitin 2016. Duke i marrë parasysh rrethanat e ndryshuara, organizatat qytetare e shqyrtuan dhe e përmirësuan planin fillestar, me të cilin parashohin 14 sfera për reforma urgjente demokratike.
Qëllimi i dokumentit është që të jep shtytje, udhëzime dhe aktivitete të detajuara të cilat janë të domosdoshme për kthimin e standardeve dhe vlerave demokratike, për arritje të përparimit në sfera të caktuara të politikës publike, si dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet kyçe shtetërore. Nga këtu, ky propozim është vizioni i pjesëmarrësve për atë se cilat masa duhet t’i zbatojnë institucionet shtetërore në afat të shkurtër tre mujor, si dhe masat të cilat duhet të përfundohen në gjashtë, nëntë dhe dymbëdhjetë muajt në vijim. Ky propozim nuk është lista e plotë e të gjitha masave që duhet të ndërmirren në Maqedoni, por është udhërrëfyes i asaj se çka është më e rëdësishme dhe e domosdoshme të bëhet në dymbëdhjetë muajt në vjim.
Sferat e politikës publike të përpunuara në këtë dokument janë: finansat publike dhe ekonomia; gjyqësori; lufta kundër korrupsionit; zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor; administrata publike; kontrolli mbi policinë dhe agjencionet e sigurimit dhe (kundër) zbulimit; Qeveria; shoqëria qytetare; mbrojtja, mirëqenia dhe mirëmbajtja sociale; arsimi dhe politika e të rinjve; mjedisi jetësor; energjetika; kultura dhe shëndetësia.
Në konferencë për shtypin u prezentua edhe propozimi që shoqëria qytetare të jetë e inkuadruar në konsultimet me shtetin, nëpërmjet krijimit të këshillit konsultues në Qeverinë e R.M – së, në të cilin do të mirnin pjesë organizatat qytetare, emërimi i personave për kontaktim në ministritë, si dhe pjesëmarrja e organizatave qytetare në trupat punues në Kuvendin e R.M – së.
Masat me të cilat plotësohet Propozimi për reforma urgjente demokratike u shfletuan në korrik të vitit 2017 në forum të organizatave qytetare, ekspertëve dhe shkencëtarëve, të cilët gjatë dy ditëve i shqyrtuan propozimet e vitit të kaluar dhe përgaditën version të dytë. Në forum morën pjesë 146 persona të cilët përfaqësonin 73 organizata civile. /EPI/
Dokumentin dhe listat e organizatave civile mund ti gjeni duke klikuar këtu.