Sot nga Ndërmarja Publike Komunale lajmërojnë për restriksione të ujit të pijeshëm.
“Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije për të gjithë qytetarët në të gjitha lagjet e qytetit, Ju informojmë se NPK Tetova nga sot (03.08.2017) do të filloj me restrikcion prej disa orës edhe atë nga 00:30 deri në orën 03.00 të mëngjesit. Shkak i restrikcionit është mungesa e sasisë si dhe keqpërdorimi i ujit për pije nga ana e qytetarëve.
Sasia e ujit për pije momentalisht është rreth 340 l/s.
Duke marrë parasysh temperaturat e larta që regjistrohen ditëve të fundit në Tetovë, NPK “Tetova” Tetovë iu bën apel qytetarëve që në mënyrë racionale të bëjnë shfrytëzimin e ujit të pijshëm, sepse vetëm kështu nuk do të paraqiten mungesa të sasisë së ujit në lagjet e epërme të qytetit.
NPK “TETOVA” Tetovë u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të shpërdorimit të ujit dhe të njoftojnë kur kanë probleme me furnizimin me ujë për pije.
Me respekt
NPK TETOVA Tetovë”