Samsungu ka shitur 22.1 për qind të telefonave të mençur që janë shitur në botë në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke mbetur në pozitën e liderit në tregun botëror.
Gjiganti korean arriti të shesë 79.5 milionë pajisje apo 1.9 milionë më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të shkuar.
Samsungu arriti të këndellej nga dështimi i Galaxy Note 7, me dy për qind rritje nga 77.6 milionë njësi të shitura në periudhë Prill-Qershor të vitit të shkuar.
Apple mbetet e dyta, edhe pse ka shitur më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.
Huawei dhe Oppo janë në vendin e tretë dhe të katërt. Huawei zë 10.7 për qind të shpërndarjes totale, ndërsa Oppo 8.2 për qind.
Xiaomi që ka pasur rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar për 58 për qind, ka arritur të shesë 23.2 milionë njësi. /GazetaExpress/