Dje “Kuqezinjtë” kanë përfunduar përgatitjet për sfidën e kthimit me Trakain, ku kërkohet të përmbyset humbja 2:1 në ndeshjen e parë. Pa Vujçiçin e lënduar dhe Junior e Cuculi të pezulluar, trajneri Osmani ka përgatitur alternativa që besohet të realizojnë objektivin për fitore dhe kualifikim në play off të UEFA Europa League, thuhet në faqen zyrtate të klubit futbollistik.
Përballja Shkëndija-Trakai në kuadër të turit të tretë eliminator të UEFA Europa League do të transmetohet drejtëpërdrejtë në kanalet Super Sport 2 dhe Super Sport 2 HD në platformën Digitalb. Ndeshja në të njejtën kohë do të transmetohet në kanalin zyrtar të klubit në YouTube. Shkëndija-Trakai luhet të sot (03.08.2017) në Strumicë, me fillim në orën 17:00, ndeshja gjithashtu do të transmetohet edhe në Sheshin “Iliria” në Tetovë!