Shkëndija kalon me sukses edhe raundin e tretë
Gjatë ndeshjes së sotme në Strumicë, me rezultatin 3:0 kundër ekipit lituanez Trakai,Shkëndija arriti të kaloj me sukses edhe raundin e tretë eliminator të play-offit.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutin e 29 nga futbollisti Besart Ibraimi, kurse dy golat e tjerë u shënuan nga kapiteni Ferhan Hasani, njëri në minutin e 42 kurse tjeri në 88.
Nga redaksia e Bon Zo i dëshirojmë shumë suksese dhe presim me padurim kualifikimin për Europa League!