Kryqi i kuq Maqedoni në bashkëpunim me Toplotni Branovi dhe Ministrinë e Shëndetsisë kanë realizuar një broshurë informative me qëllim informimin e qytetarëve për t’u mbrojtur nga valët e nxehta të verës.
Aktivitetet në kuadër të prioritetit “ Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike” në R. e Maqedonisë nga Toplotni Branovi zbatohen nga ana e Organizatës botërore të shëndetësisë, Zyra Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë, dhe kanë për qëllim t’a përforcojnë kapacitetin e sistemit të shëndetësisë për përgjigje ndaj pasojave nga ndryshimet klimatike.
Aktivitetet janë drejtuar kah:
- Vlerësim të rreziqeve dhe përgatitja e strategjive shëndetësore lokale dhe nacionale për adaptim;
- Ndërtimi i kapacitetit institucionalpër ndryshime klimatike në aspekt të gaditshmërisë dhe përgjigjes në gjendje kohore ekstreme dhe valë të nxehta;
- Promovimi i noviteteve në lëminë e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimi I energjisë që ripërtrihet në shërbimet e shëndetësisë;
- Ngritja e vetëdijes të punonjësve të shëndetësisë dhe popullsisë për mundësinë e paraqitjes të sëmundjeve të reja ngjitëse dhe masave preventive për mbrojtje;
- Ndërtimi i kapaciteteve dhe shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencës për adaptim efektiv dhe për masat për zbutjen e pasojave nga ndryshimet klimatike.
Zbatimi i aktiviteteve në R. E Maqedonisë filloi në prill 2009, me kyçje aktive të ministrive përkatëse dhe institucioneve të cilat ndërmarin aktivitete lidhur me ndryshimet klimatike. Nga ana e Ministrisë të shëndetësisë, në 17 qershor të vitit 2009 është formuar Komision multiresorial, si trup përgjegjës për mbikqyrje të aktiviteteve dhe për marrjen e vendimeve.
Duke klikuar këtu mund ta shifni planin aksionar për mbrojte nga valët e nxehta.