Ka çaste mjaft të sikletshme kur ju kap lemza. Por edhe për këtë është gjetur një teknikë, për ta parandaluar në kohë.
Mjekët kanë thënë se ky është një proces që krijohet kur diafragma u nënshtrohet disa spazmave të bezdisshme, të cilat mund të kthehen në një problem të vërtetë.
Nëse dëshironi që ti thoni stop lemzës, atëherë ndalojeni atë duke vendosur një lugë sheqer nën gjuhën tuaj, pasi shija e ëmbël është mjaftueshëm e fortë për të stimuluar nervin e quajtur vagus, që kalon nga truri në diafragmë.