Ministria e Shëndetsisë dhe MPB do të bashkojnë letërnjoftimin me kartelën e shëndetsisë!

Ministria e Shëndetsisë dhe MPB do të bashkojnë letërnjoftimin me kartelën e shëndetsisë!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se do të shpallë një tender për të zgjedhur kompaninë që do të shtyp kartat e reja elektronike shëndetësore (KESh) për shkak të numrit më të madh të qytetarëve të cilët posedojnë karta që janë të pavlefshme, dhe numrit të madh të qytetarëve të cilët ende nuk i posedojnë të njejtat.

“Ne kemi kërkuar këtë për të zgjidhur në mënyrë që karta do të jetë tre në një, duke përfshirë kartën e identitetit, patent shoferin  dhe kartën shëndetësore në një të vetme. Por Ministria e Brendshme më informoi se është teknikisht e mundur që të jenë së bashku vetëm karta e identitetit dhe karta shëndetësore. Pra, kjo është forma që do të realizohet, por do të jetë një proces që do të zgjasë për dy-tre vitet e ardhshme. Pasiqë do të nevojitet të shtypen karta të reja, “tha Taravari, i cili sot do të takohet me drejtuesit e Sigurimeve Shëndetësore  dhe takimi kryesisht do të përqëndrohet në mënyrat për të kapërcyer problemin e kartelave elektronike mjekësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *