Ndeshja e parë e play-offit Shkëndija – Milan do të luhet në San Siro

Ndeshja e parë e play-offit Shkëndija – Milan do të luhet në San Siro

Dueli i parë Milan-Shkëndija luhet fillimisht në San Siro më 17 gusht, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 24 gusht në “Telekom Arena” në Shkup. UEFA ndryshon terminet për shkak të përputhjes së terminit me ndeshjen Vardari-Fenerbahçe.

Pas hedhjes së shortit për fazën e play offit të UEFA Europa League, Komisioni për Gara në një mbledhje plotësuese ka vendosur të ndryshojë terminet paraprake. Pasi që dy përfaqësues nga Maqedonia pjesëmarrës në play off në short rezultuan të luajnë ndeshjen e parë si vendas dhe ndërkohë që stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për këtë nivel garash është “Telekom Arena” në Shkup, Komisioni për Gara pranë UEFA-së vendosi të ndryshojë terminet, kumtojnë nga stafi i KF Shkëndisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *