Nga nesër FAZË PORTOKALLE

Nga nesër FAZË PORTOKALLE

Ju njoftojmë se në bazë të shpalljes së meteo – alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, duke filluar nga dita e nesërme dhe gjatë tërë fundjavës teritori i tërësishëm i vendit do të përfshihet nga temperatura të larta nga faza e portokalltë.

Pas takimit të realizuar të Komisionit për valët e të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që gjatë tre ditëve vijuese (nga e premtja deri të dielën) nga obligimet e punës të jenë të liruara gratë shtatëzëna dhe personat në moshën mbi 60 vjeҫare, ndërsa të gjthë personat tjerë në rast të paraqitjes së ҫfar do lloj problemi shëndetësorë menjëherë të paraqiten tek mjeku amë i tyre.

Punëdhënësve iu rekomandohet që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitetet në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në ҫdo dy orë.

Ministria e shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00 dhe veҫanërisht institucioneve për përkujdesin e fëmijëve (kopshteve për fëmijë) iu rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura dhe të mos praktikojnë aktivitete sportive në këtë periudhë kohore.

Në tre ditët vijuese Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të Kryqit të Kuq të Maqedonisë do të zbatojnë aktivitete intenzive për përkujdesjen e personave të pastrehë.

Të gjithë qytetarët e vendit i përkujtojmë që është e nevojshme që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siҫ janë: mbrojtje nga ekspozim i drejtpërdrejtë në diell, shmanie nga qëndrimi në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 17:00, përdorim i garderobës së lehtë dhe me ngjyra të ndritshme, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngjeve si dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit.

Personave me sëmundje kronike iu rekomandohet pranim i rregullt i terapisë së dhënë, ndërsa në rast të paraqitjes së ҫfardo qoftë problemi shëndetësorë ta kontaktojnë mjekun e tyre amë.

Për shkakun e temperaturave të larta të paralajmëruara për ditët vijuese po e theksojmë se nevojitet nivel më i lartë i kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit.

Informacionet lidhur me valët e të nxehtit jepen vazhdimisht në faqen e internetit: www.toplotnibranovi.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *