Sapo është tërhequr shorteu për lojën e play off-it për UEFA Europa League.
Ajo që pritej edhe u realizua, KF Shkëndija nga Tetova do të ketë privilegjin që në këtë ndeshje të përballet me ekipin më prestigjoz dhe më favorit të kampionatit, AC Milan.
Në ndeshjet e play-offit, ekipi tjetër nga Maqedonia KF Vardar do të përballet me ekipin turk Fenerbahce, kurse Skëderbeu nga Shqipëria do të ndeshet me Dinamo Zagrebin.
Ndeshja e parë Shkëndija – Milan do të luhet më 17 gusht në Telekom Arenën në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në më 24 gusht.