Një letër për tenorin që braktisi Shqipërinë: Agim adashi im… Atdheu nuk më ka asnjë faj!

Një letër për tenorin që braktisi Shqipërinë: Agim adashi im… Atdheu nuk më ka asnjë faj!

Nga Agim Cani

Agim adashi im…

Te lexova me vemendje dhe me erdhi shume keq. Mund te te ndodhin shume gjera ne jete por asgje nuk te ben te ndryshem.
Mbetesh shqipetar dhe Atdheu jot mbetet Shqiperia .
Ti je Hushi une jam Askushi . Por dhe une kam jetuar shpesh here gjate ketyre 25 viteve ne Shqiperi.
Erdha ne 96 – ten dhe brenda javes kuptova qe kisha bere gabim. Papunesi , parajsa e piramidave, SHIK i Gazidedes qe ta bente lule sigurimin e shtetit te asaj kohe.
Me pas jetova dhe 97 – ten ku Shteti me gjoja i Sali sojzesit dhe plepistet medioker u shkrin si bora ne Maj dhe krimi qe i kishte sjell ne pushtet u vuri pushken.
Dhe kur ika ne 91 – shin dhe bera cdo pune ne Perendim dhe kur ika ne 97 – ten nuk thashe asnje fjale te keqe per Atdheun.
Ne kemi Atdhe te bukur te lashte te mrekullueshem me njerez fajtor.
Dhe nje nga keto fajtore jam dhe une Agim Cani!
Erdha perseri adashi im. Bera nje Klinike mjeksore te bukur me parametra gjermane e mjek te tille. Po ku te lene qente e detit , mjeket e korruptuar shqipetar , petrelat qe e kane bere Himalaja korrupsionin.
Ndejta shtate vite dhe ika prape. Kur u inagurua klinika ishin dy Presidente Bamir Topi dhe Bujar Nishani. Nuk erdhi nje shume i aferm se une njihem si komunist dhe kishte frike mos e denonin.
Por Gim adashi tani qe erdha ne Shqiperi nje gazetar shume i njohur ne nje gazete shume te njohur me tregoi se si me kishte ndjekur sigurimi i shtetit.
U habita se une e doja ate sistem dhe nga dashuria e kritikoja.
Ika prape Gim i dashur dhe mgjs kisha marre gjoba maramendese deri ne 10 – 15 mije Euro prape nuk thashe nje fjale te rende per vendin ku prehet mema dhe babai im – Shqiperine.
Atdheu nuk me ka asnje faj. Atij nuk i duhem. Ai me duhet.
Se fundi Gim Hushi i dashur. Tani shkoj shpesh me pushime. Ajo me te cilen jetoj kur e pa Shqiperine tha – Xhenet mbi toke edhte Shqiperia!
Dhe xhehnemin e bejme ne…pse jo Une dhe Ti.
Keshtu Adashi im. Mua me quajne ne pune ” Der Albaner ” dhe jam i lumtur qe Shqiperise i le dy Shqipetar te mire – femijet e mije.
Dhe ti me shume i le Zerin tend brilant qe na ben te gjitheve krenar.
Pendohu per kete shkrim Miku im i shtrenjte.
Atdheu nuk ka nevoje per Ty.
Mendo dhe per pasjeten ne Kavajen tende te padyte.
Te pershendes Prof Agim Hushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *