Charlize Theron, gati për një fillim të ri!

Charlize Theron, gati për një fillim të ri!

Aktorja Charlize Theron sot ka fikur qirinjtë dhe feston ditëlindjen! Përveçse një personazh i dashur i ekranit, ajo është kaq tërheqëse, aktore e mrekullueshme e grua  plot forcë!

Fituesja e çmimit Oscar, ka mbushur 42 vjeç dhe tregon se nuk duhet të kesh frikë, nuk është kurrë vonë për një fillim të ri.

“Një muaj më parë pata një takim romantik, ishte hënë e plotë”, ka treguar Charlize. Aktorja është shprehur se tani ndihet gati për një dashuri të re. “Mirë se të vijë!”, thotë ajo me plot bindje. Dy vite më parë, aktorja i dha fund lidhjes së dashurisë me aktorin Sean Penn.

Biondja me origjinë australiane e ka pritur me shumë pozitivitet këtë ditëlindje, e gatshme për një lidhje të re dashurie, një fëmijë i adoptuar, një rol i ri kinematografik dhe ndoshta një rrudhë më tepër që lë shenjë në fytyrën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *