Nëse përtej oqeanit po presin pa durim spektaklin e qiellit, me eklipsin total të diellit në 21 gusht, nga anët tona duhet të mjaftohemi me një eklips të pjesshëm të hënës që do të ndodh sot, më 7 gusht. Nuk duhet ta shpërfillni sepse për të parë eklipsin tjetër duhet të prisni një vit, deri në 27 korrik të vitit 2018.
Deri atëherë, ky i 7 gushtit është eklipsi më i mirë që mund të shohim.
Eklipsi mund të shihet rreth orës 20.12 por do të kulmojë në 20.20. është një nga fenomenet që mund të shihet me sy të lirë dhe mund të fotografohet edhe përmes kamerave të aparatëve të mirë celularë. Sa I përket eklipsit të datës 21, do të mund të shihet vetëm nga SHBA.
\living.al